Formimi Fillestar
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës realizon: a) procesin e rekrutimit dhe të programit të formimit fillestar trevjeçar të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë; b) procesin e rekrutimit të kandidatëve për pozicionet në Avokaturën e Shtetit, sipas së njëjtës procedurë që zhvillohet për rekrutimin e kandidatëve për magjistratë dhe të programit të formimit fillestar të tyre me një kohëzgjatje dyvjeçare; c) procesin e rekrutimit të kandidatëve për ndihmës ligjor dhe të programit të formimit fillestar të tyre me një kohëzgjatje 9-mujore; d) procesin e rekrutimit të kandidatëve për kancelar të gjykatave e prokurorive dhe të programit të formimit fillestar të tyre me një kohëzgjatje 3-mujore; rregulla më të detajuara mbi realizimin e proceseve të rekrutimit dhe të programeve specifike të formimit fillestar të këtyre grupeve gjenden në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
- Konkursi i pranimit
- Video didaktike
- Plane dhe programe mësimore
- Tezat e provimit të pranimit ndër vite
Formimi Vazhdues
Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe, sipas rastit, me Avokaturën e Shtetit harton dhe organizon Programin e Formimit Vazhdues për magjistratët në detyrë (gjyqtarë & prokurorë) dhe avokatët e shtetit në detyrë. Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrinë e Drejtësisë, gjykatat dhe institucionet e tjera realizon formimin vazhdues të kancelarëve në detyrë. Shkolla e Magjistraturës përgatit një program të veçantë trajnimi për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë, që pezullohen nga detyra për një periudhë njëvjeçare nga organet e rivlerësimit (vetting-ut) dhe, për të cilët, rekomandohet program trajnimi për të plotësuar mangësitë në aspektin profesional.
- Vendime të GJEDNJ-së
- Drejtësi penale
- Ceo Help
- Konventa
Publikime shkencore
Shkolla e Magjistraturës boton tekste dhe libra, të cilët trajtojnë probleme ligjore të lidhura ngushtë me programet e lëndëve dhe kurseve të formimit fillestar e vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke synuar në unifikimin dhe analizimin e praktikës gjyqësore dhe juridike kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Bordi i Redaktorëve
- Punime të pedagogëve
- Kërkime shkencore
- Rregullorja e Botimeve
Njoftime dhe aktivitete
Azhornohuni me njoftimet dhe aktivitetet e fundit të publikuara nga Shkolla e Magjistraturës.
Platforma digjitale
Shkolla e Magjistraturës ofron disa platforma per formimin fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe formimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve.