NJOFTIM PËR ECURINË E FAZËS SË DYTË TË PROVIMIT TË PRANIMIT, DITA E PARË

Në datë 25 prill 2024, në ambjentet e Parkut Olimpik, u organizua provimi i parë i fazës së dytë të provimit të pranimit, test profesional bazuar në 5 (pesë) teza të përzgjedhura rastësisht nga konkurrentët e pranishëm në sallë.

Provimi nisi rregullisht, sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Shkollës. 

Në provim nuk u paraqit 1 (një) konkurrent dhe 1 (një) konkurrent tjetër e ndërpreu provimin në nisje të tij për arsye personale. Për këtë rast u mbajt procesverbal sipas Rregullores së provimit.

Provimi zgjati 3 (tre) orë dhe u zhvillua nën monitorimin e Shkollës së Magjistraturës dhe monitoruesve të jashtëm nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Europës, OSBE dhe INL.

Në përfundim të provimit, u realizua procesi i sekretimit të tezave të provimit, në prani të konkurrentëve.

Nuk pati asnjë ankesë nga ana e konkurrentëve.

Dita e dytë e fazës së dytë të provimit të pranimit, testim profesional bazuar në 3 (tre) raste praktike nga e drejta civile, e drejta penale dhe e drejta administrative, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 29 prill 2024, ora 11.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Tiranë.

Ju urojmë suksese!