Në kuadër të vijimit të punës së Projektit të Binjakëzimit me Bashkimin Evropian “Strengthening the efficiency, integrity and professionalism of the justice system by improving the capacity of the Albanian School of Magistrates”, sot u zhvillua takimi i 5-të i komitetit drejtues të këtij projekti në formatin online.
Takimi shërbeu për përditësimin e anëtaërve të Komitetit në lidhje me aktivitetet dhe progresin e patur nga projekti gjatë periudhës së raportimit në lidhje me të tre komponentët, përkatësisht:
- Miratimi i Programit të ri të ndryshuar të Formimit Fillestar (formati, lëndët, metodologjia, aftësitë jo juridike apo soft skills);
- Forcimi i kapaciteteve të digjitalizimit të Programit të Formimit Vazhdues (platforma, regjistrimi, administrimi, etj.)
- Vijimi i punës për qartësimin dhe integrimin e ndryshimeve të propozuara në formatin e Konkursit të Pranimit në SHM, në pritje të miratimit të ndryshimeve ligjore të nevojshme për këtë.
Në vijim, takimi shërbeu për rakordimin e aktiviteteve pasuese sipas komponentëve, bëri vleftësimin e planit të punës për periudhën e ardhshme gjashtëmujore Tetor 25 – Prill 26 dhe përcaktoi kohën e takimit të ardhshëm të Komitetit Drejtues.