14/02/2024 - SHKOLLA E MAGJISTRATURËS NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E FAZËS SË VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Shkolla e Magjistarturës, në zbatim të Kreut V, neni 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, (i ndryshuar) si edhe Kreut VII të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve për konkursin e zhvilluar për lëvizje paralele njofton se: 

Për pozicionin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor për publikimet dhe komunikimin”, kandidatura e paraqitur brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 2.2.2023, është znj.Dea Klosi. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja znj.Dea Klosi i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1(një) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:

  1. Znj. Dea Klosi