31.10.2025 - NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E FAZËS SË VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE - Sekretar shkencor për koordinimin dhe përpunimin e të dhënave

Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të Kreut IV të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, (i ndryshuar) si edhe Kreut IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak të kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim të kandidatëve që kanë aplikuar, njofton se  procedura e shpallur për plotësimin e vendit vakant “Sekretar shkencor për koordinimin dhe përpunimin e të dhënave” mbyllet me këto kandidatura të vlefshme(të renditura sipas rendit alfabetik):

  • Znj.Donika Prenga
  • Znj.Fatbardha Aliko
  • Znj.Kristi Petrela
  • Z.Veton Duraku