Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, u miratuan planet mësimore të Programit të Formimit Fillestar për kandidatët për magjistratë dhe avokat shteti të vitit të parë, të dytë dhe të tretë akademik për vitin 2026–2027.
Gjithashtu, u miratuan programet e lëndëve për kandidatët e vitit të parë dhe të dytë të Programit të Formimit Fillestar për magjistratë dhe avokat shteti, si dhe programet mësimore për kandidatët për ndihmës ligjor.
Gjatë vitit akademik 2026–2027, kandidatët për ndihmës ligjorë do të ndjekin një program të dedikuar formimi, të hartuar posaçërisht për profilin dhe funksionet e tyre, i ndarë nga programi i kandidatëve për magjistratë. Ky zhvillim synon përshtatjen më të mirë të formimit profesional me nevojat dhe kompetencat specifike të ushtrimit të detyrës së ndihmësit ligjor.
Gjithashtu, u miratua dhe lista e pedagogëve për programin e kandidatëve për magjistratë dhe për programin e kandidatëve për ndihmës ligjor.

Shkolla e Magjistraturës