Takim me kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë të brezit 2025–2026

Kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë të brezit 2025–2026 u mirëpritën sot në mjediset e Shkollës së Magjistraturës, ku Drejtori i Shkollës i përgëzoi për përfundimin me sukses të Programit të Formimit Fillestar dhe u uroi suksese në vijim të karrierës së tyre profesionale.

Gjatë takimit, kandidatëve iu shpërndanë diplomat që certifikojnë përfundimin me sukses të programit. Ata ndanë kujtime dhe reflektime nga periudha e formimit në Shkollën e Magjistraturës, duke rikujtuar përvojën e fituar dhe sfidat e përballuara përgjatë këtij rrugëtimi.

Ky çast shënoi përmbylljen e një etape të rëndësishme të përgatitjes së tyre profesionale dhe njëkohësisht fillimin e angazhimit të tyre në mbështetje të funksionimit dhe forcimit të sistemit të drejtësisë.